ASh: MPB të arrestojë sa më shpejtë personat e maskuar që sulmuan të riun në Kumanovë

    Sipas Aleancës për Shqiptarët, shqetësues është fakti kur disa huliganë të maskuar në orë të vona të natës sulmojnë një të ri shqiptar në lagjen më të vjetër të qytetit të Kumanovës, përcjell Nistori.

    “Këto pamje u ngjajnë atyre të para ca viteve të kohës së ish-regjimit dhe ku pësuan shumë qytetarë e kryesisht të rinjë. U bëjmë thirrje urgjente organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brenshme në krye me Ministrin Oliver Spasovski dhe Zëvendësministrit Nazim Bushi, që sa më shpejt të bëjnë identifikimin, arrestimin dhe vënien para organeve të drejtësisë të këtyre huliganëve që shqetësojnë kalimtarë të rastit dhe ngjallin panikë te qytetarët e Kumanovës.” – kumtojnë nga partia opozitare shqiptare.

    Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje për qetësi dhe kujdes maksimal dhe njëkohësisht fton qytetarët e Kumanovës që të mos të bien pre e këtyre provokimeve të cilat mund të jenë të orkestruara dhe kordinuara nga qarqe të ndryshme që nuk ia duan të mirën qytetit dhe qytetarëve të Kumanovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pronari i “Besa Trans”: Nuk ndihem fajtor!

    Lajmi i rradhës

    ShGM: Gazetarët sulmohen edhe gjatë natës në oborret e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë