ShGM: Gazetarët sulmohen edhe gjatë natës në oborret e tyre

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se sulmet e fundit dhe kërcënimet mbi kameramanët janë edhe një alarm se janë të nevojshme ndryshime në Ligjin dhe sulmi mbi punonjësit mediatik të konsiderohet si sulm mbi një person zyrtar.

    Kameramanët në kuadër të ShGM-së në konferencën e sotme para Kuvendit dërguan apel që sa më shpejtë të sillen ndryshimet ligjore, pasi siç potencuan punonjësit mediatik janë cak i shumë rreziqeve.

    “Ne si kameramanë vazhdimisht jemi cak i sulmeve qoftë nga qytetarët qoftë nga të tjerë. U bëjmë apel institucioneve përfundimisht ta zgjidhin statusin e punonjësve mediatikë, që çdo sulm mbi kameramanët të trajtohet si mbi një person zyrtar”, reagojnë nga seksioni i kameramanëve në kuadër të ShGM-së.

    Kryetari i ShGM-së, Mlladen Çadikovski informoi se gjatë natës ka pasur edhe një sulm mbi një punonjës mediatik në oborrin e tij. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASh: MPB të arrestojë sa më shpejtë personat e maskuar që sulmuan të riun në Kumanovë

    Lajmi i rradhës

    ‘Tërmet’ në ekonominë e tretë më të madhe të botës, Japonia në krizë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë