ASh: Na vjen keq që VMRO-DPMNE nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e veta

    Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar VMRO-DPMNE-në, duke theksuar se VMRO-DPMNE ka harruar historinë e saj të afërt dhe nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e veta. Partnerët strategjik të RMV-së, ata që kanë përkrahur në vazhdimësi rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe BE-së, presin nga ne që të heqim barrierën e fundit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE: ndryshimet kushtetuese, përcjell Nistori.

    “Çdo skenar tjetër çon në izolim, pasiguri dhe jostabilitet në një kohë kur Evropa është më e trazuar se kurrë, që nga lufta e dytë botërore. RMV nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në BE. Rezoni shtetëror duhet të mbizotërojë mbi kalkulimet politike. U takon të gjitha forcave pro-perëndimore që të angazhohen për unifikimin përfundimtar të kontinentit.

    Neve na vjen keq që VMRO-DPMNE ka harruar historinë e saj të afërt dhe nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e veta. Kalkulimet elektorale në çështje strategjike janë papjekuri politike për një parti që pretendon se është shtetndërtuese.” – theksojnë nga Aleanca.

    ASh pyet VMRO-DPMNE se, cilat janë ato forca ose shtete që u kërkojnë atyre të kundërtën e kësaj dhe zbatimin e skenareve që shpien shtetit dhe rajonin në një rrugë të rrezikshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ibrahimi: Nëse nuk do të hynte Alternativa në Qeveri, RMV nuk do të fillonte bisedimet për anëtarësim në BE

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Ne si parti, fabrika nuk bëjmë, por mbështesim ekonominë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë