ASh nuk do ta mbështesë VMRO-në për bllokimin e Kuvendit?

    Koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka lënë të kuptohet se partia që përfaqëson ajo nuk e mbështetë nismën e VMRO-DPMNE-së, për bllokimin e Kuvendit, përcjell Nistori.

    “Është e drejtë e çdo subjekti politik që të ndërtojë strategjinë e vetë të veprimit. Në këtë drejtim ka vepruar me siguri edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, siç është e drejtë edhe e Aleancës për Shqiptarët që të ndërtojë strategjinë e vetë të veprimit, ashtu siç kemi ardhur sot në Kuvend për të futur në procedurë parlamentare dy propozim ligje”, tha Dauti.

    Ndryshe, partia e udhëhequr nga Bilall Kasami paralajmëroi poashtu bllokadë opozitare të Kuvendit, pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se do ta bllokojë punën e Kuvendit përmes amendamenteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Cana: Vaksinimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës me Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Edhe një vit deri në vendimin e UNESKO-s për liqenin e Ohrit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë