ASh: Papërgjegjësinë e zyrtarëve të lartë shtetëror, qytetarët e paguajnë me jetë

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për Nistori në lidhje me tragjedinë në Bullgari, ka deklaruar se papërgjegjësinë, krimin dhe korrupsionin në shtet, qytetarët i paguajnë me jetë.

    Tragjedia e fundit nga flakët që përfshinë autobusin në Bullgari, thonë nga ASH, ka ngritur në këmbë gjithë botën, ndërsa vetëm në vendin tonë aksush nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie për 44 jetë të humbura në mënyrën më të dhimbshme të mundur si dhe për të lënduarit që ende po mundohen të shërojnë plagët.

    “Një autobus që lëviz nëpër rajon pa licencën e nevojshme, i paevidentuar në regjistrin elekronik e i lejuar nga dogana dhe policia kufitare. Dhe e gjitha kjo përfundoi vetëm me marrjen e liçencës së kompanisë dhe shkarkimin e dy doganierëve. Përgjegjësi në këtë rast duhet të mbajnë ata që deri më sot nuk kanë ndjekur dhe kontrolluar punën e transportuesve edhe pse paraprakisht kishim tragjedinë e Llaskarcës ku poashtu kishte viktima dhe poashtu u konstatua se ka keqpërdorime dhe lëshime skandaloze teknike”, thonë nga ASh.

    Ata shtojnë se përveç Llaskarcës, përgjegjësi nuk mbajti askush as për 14 viktimat në spitalin modular në Tetovë, ku gjithashtu ministri dhe zëvendës ministri, si dhe drejtori i Spitalit të Tetovës vazhdojnë punën edhe pse u konstatuan shumë lëshime dhe keqpërdorime.

    “Papërgjegjësinë e funksionarëve të lartë shtetëror, krimin dhe korrupsionin në institucione, qytetarët e paguajnë me jetë, me dhimbje dhe me tragjedi që nuk mbahen mend që nga pavarësia e shtetit”, thekson ASh. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Carovska: Ministria punon me nxënësit që të veprojnë kundër të gjithë formave të dhunës

    Lajmi i rradhës

    Zelensky: Ukraina gati për çfarëdo aksioni me Rusinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë