ASh: Projektet e Ministrisë së Kulturës fitohen nga eksponentë të cilët i sheh çdoherë në tubime të BDI-së

    Aleanca për Shqiptarët e ka vlerësuar konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës, si një konkurs që i diskriminon shqiptarët, përcjell Nistori.

    “Nëse analizohen mirë rezultatet e ndarjes së buxhetit për projekte dhe aktivitete kulturore, vërehet se shqiptarët në shumicën e sektorëve nuk arrijnë as 20 përqind të mjeteve. Do të përmendim vetëm disa sektorë sa për ilustrim, Sektori për botime ku shqiptarët marrin 18.39%, festivalet e literaturës 18%, Sektori i dramës 18%, ndërsa edhe më keq është në sferat e tjera si ajo e festivaleve të muzikës ku shqiptarët kanë zero përqind”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët

    ASh shton se, përveç diskriminimit etnik, në buxhetin e sivjetshëm janë vërejtur edhe keqpërdorime dhe dallime politike dhe klanore. Në muzikë në shumë projekte të fituara do ta hasni mbiemrin Grubi, ndërsa artistë të shumtë janë lënë duar bosh. Projekte kanë fituar edhe eksponentë të tjerë të cilët i kemi parë në tubime dhe manifestime partiake të BDI-së, madje me shuma të majme të cilat lënë shumë hapësirë për të dyshuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është çrregullimi obsesiv-kompulsiv?

    Lajmi i rradhës

    Diskriminohen nxënësit shqiptarë – Materialet në garat e matematikës vetëm në gjuhën maqedonase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë