ASH: Qeveria diskriminon zonat shqiptare

    Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për mungesën e investimeve në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë. Sipas tyre qeveria ka lënë pas dore këtë rrugë e cila për shkak të infrastrukturës së keqe rrezikon jetën e banorëve.

    “Rruga që lidh dy shtete, dhjetëra fshatra, çdo vit merr jetëra njerëzish, nuk është përfillur as në vendimin e fundit të Qeverisë ku mbi 80 milion euro u ndanë për rrugën që lidh Kumanovën me Rankovecin, Kriva Pallankën e Deve Bairin.

    Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugëve kundër çdo cepi të shtetit por jemi këtu për të ngritur zërin për diskriminimin sistematik që iu bëhet vendbanimeve shqiptare, fatkeqësisht me aminin e partisë shqiptare në pushtet Bashkimin Demokratik për integrim”, deklaroi Tahir Tairi, ASH. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    I nxehti përvëlues përfshin Ballkanin, vendi ynë hyn në fazën portokalli

    Lajmi i rradhës

    Kodi Zgjedhor do të vonohet si pasojë e ndryshimeve ligjore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë