ASH: Regjimi Ahmeti-Zaev-Mijallkov do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnesti dhe lirim të kriminelëve dhe të korruptuarve

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për Nistori, ka reagur në lidhje propozimin e Bojan Mariçiqit, i cili propozoi që biznismenit dhe njëherit edhe bashkëpunëtorit të ish-kryeministrit Nikolla Gruvskit, Sead Koçan, përcjellë Nistori.

    “Regjimi hibrid Ahmeti-Zaev-Mijallkov edhe ditët e fundit të sundimit po i shfrytëzon për të falur kriminelë. Ministri i (pa)drejtësisë i emëruar nga kjo Qeveri, Bojan Mariçiq, i ka propozuar Komisionit për falje të presidencës, që t’i falë pjesën e mbetur të dënimit me burg Sead Koçanit, bashkëpunëtorit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.Ky regjim që erdhi në emër të drejtësisë, me trumbetime për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnesti dhe lirim të kriminelëve dhe të korruptuarve.
    Ndër ikonat e këtij regjimi do të mbahen mend edhe Boki 13, Zoki Kiçeec dhe Katica Janeva që ishin aktorët kryesorë të rrënimit të Prokurorisë Speciale, me qëllim që të shpëtojnë kriminelët në përgjithësi dhe ata të BDI-së në veçanti. Disa prej tyre tanimë janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të këtij regjimi hibrid. Si pasojë e këtij bashkëpunimi me krimin dhe korrupsionin, qytetarët mbeten sot të izoluar, pa perspektivë europiane dhe në krizë të thellë ekonomike”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

    Aleanca për Shqiptarët reagon për faktin që si pasojë e krimit dhe korrupsionit në vend, qytetarët mbeten pa perspektivë europiane dhe në krizë të thellë ekonomike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LIBERALIZIM MË I MADH TREGTAR PËR AFTËSI MË TË MËDHA KONKURRUESE DHE PËR INVESTIME TË REJA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë