Zejdi: Nuk besoj se do të ketë ndryshime nga emrat e përfolur në opinion

    Para fillimi të mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Alternativës, deputeti nga kjo parti, Skender Rexhepi-Zejd tha se nuk beson se do të ketë ndryshime në emrat e përfolur në opinion nga kjo parti për emërime në postet ekzekutive.

    “Kryetari do t’i propozojë dhe ne do t’i votojmë. Nuk do të ishte korrekte që të tregojmë emra para se të kalojnë në Kryesi. A ka ndryshime në emrat e kuadrove që janë përmendur? Nuk besoj se do të ketë ndryshime. Besoj se Kryesia do të merr vendimin e duhur”, tha mes tjerash Rexhepi-Zejd.

    Jozyrtarisht, TV21 mëson se për drejtor në MEPSO pritet të emërohet Orhan Murtezani, ministër Shëndetësisë pritet të emërohet Bekim Sali, ndërsa me ministrinë e Shoqërisë Informatike pritet të udhëheqë Admirim Haliti. Zv/ministër i Arsim pritet të emërohet Lulzim Aliu, drejtor i Spitalit Klinik në Tetovë pritet të emërohet Amir Elezi. Në Fondin Pensional dhe Ivalidor pritet të udhëheqë Dritan Bexheti, ndërsa Drejtoria e librave amë pritet të drejtohet nga Blerim Abazi nga Kumanova./tv21/

    Lajmi Paraprak

    ASH: Regjimi Ahmeti-Zaev-Mijallkov do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnesti dhe lirim të kriminelëve dhe të korruptuarve

    Lajmi i rradhës

    Rrëshqitja e dheut dëmton ujësjellësin, Tetova pa ujë të mjaftueshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë