ASh: RMV-ja konfirmon se është një regjim hibrid, po shkon drejt sistemit të Koresë së Veriut

    Aleanca për Shqiptarët para burgut të Shutkës, ku ndodhen një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet e 9 dhe 10 Majit 2015 në Kumanovë, ka reaguar duke theksuar se atyre nuk u respektohen të drejtat elementare, ajo për vizita të familjarëve si dhe fundjava e lirë.

    ASH thekson se pesë nga të burgosurit, kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për fundjavë të lirë, por kjo e drejtë u mohohet nga drejtori i burgut edhe pse kanë marrë mendim pozitiv nga komisioni përkatës.

    “I bëjmë thirrje drejtorisë së burgut, ministrisë së drejtësisë, drejtorisë për zbatimin e sanksioneve dhe të gjitha institucioneve kompetente që të respektojnë ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit e cila thotë se para ligjit të gjithë janë të barabartë. Me trajtimin joadekuat që ju bëhet të burgosurve, Maqedonia e Veriut jo vetëm që konfirmon se është një regjim hibrid, por tanimë po shkon drejt sisteme si ajo e Koresë së Veriut”, tha Arben Zeqiri, Zëdhënës i ASH-së.

    Lajmi Paraprak

    Përmes financimit të eksportit deri te rritja ekonomike

    Lajmi i rradhës

    BDI kundër bllokadave të VMRO-së, Ahmeti: Bllokadat dhe bojkotet nuk janë parime të demokracisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë