ASh: VMRO-DPMNE shpif, sepse ia publikuam skandalin në një tender publik gjoja për identifikim biometrik të votuesve

    Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për Nistori thotë se, shpifjet dhe trillimet e fundit të VMRO-DPMNE-së dhe kreut të saj Hristijan Mickoski ndaj ASh-së, nuk kanë asnjë motiv tjetër, pos hakmarrjes, pasi Aleanca për Shqiptarët zbuloi skandalin korruptiv në një tender publik me vlerë prej 12 milionë euro që çon deri te Mickoski.

    “Bëhet fjalë për blerjen abuzive të një sistemi për identifikim biometrik të votuesve që asnjëherë nuk ka funksionuar e që Krenar Lloga, anëtari i KShZ-së i propozuar për Ministër të Drejtësisë, e zbuloi dhe denoncoi në Komisionin Antikorrupsion dhe në organet e drejtësisë. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Revizioni Shtetëror tanimë kanë hapur lëndë për këtë rast korruptiv të partisë së Mickoskit, ndërsa janë informuar edhe ambasadat në vend. VMRO-DPMNE ka një të kaluar të gjatë kriminogjene dhe korruptive nën udhëheqjen e Gruevskit nga i cili, Mickoski si i mbrojturi i tij në krye të VMRO-së nuk është distancuar asnjëherë, qoftë edhe sa i përket narrativit shovinist apo metodat korruptive.” – thonë nga ASh.

    Aleanca ka publikuar dokumentin dhe videon nga diskutimet në KShZ ku u denoncua skandali.

    Lajmi Paraprak

    “Titanik 2”, gjyqtari Stavrev e përgatiti aktgjykimin para se të ndërronte jetë

    Lajmi i rradhës

    Dy kamionë me ndihma nga Tetova për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë