Dy kamionë me ndihma nga Tetova për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet një publikimi ka bërë të ditur se sot në mëngjes janë nisur dy kamionë me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, përcjell Nistori.

    “Pas mobilizimit disa ditor në qytetin e Tetovës për të ndihmuar njerëzit që u prekën nga tërmeti tragjik, sot në mëngjes janë nisur dy kamionë me ndihma, si veshmbathje, batanije dhe ushqim. Falënderim i veçantë për të gjithë ata vullnetar që kontribuan për t’ju dal në ndihmë njerëzve që kanë nevojë. Fatkeqësi të tilla mos u përsëritëshin asnjëherë!”, ka shkruar Kasami.

    Ndryshe, 70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetë në Hatay. Nga tërmeti prej 7.8 ballësh në Turqi, deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASh: VMRO-DPMNE shpif, sepse ia publikuam skandalin në një tender publik gjoja për identifikim biometrik të votuesve

    Lajmi i rradhës

    Tërmeti i 1963-shit që ndryshoi arkitekturën dhe demografinë e Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë