Nuk ka interesim edhe në afatin e dytë për paraqitjen e regjistruesve të popullsisë

    Edhe pas përfundimit të afatit të dytë për paraqitjen e regjistruesve, nga Enti i Statistikave thonë se numri i të paraqiturve është larg pritjeve të tyre. Afati do to të shtyhet edhe për një javë. Nga Enti thonë se kanë nevojë për numër të madh regjistruesish pasi operacioni statistikor do të jetë në tetë gjuhë.

    Kjo është mundësi edhe për përfitim të mirë, ajo që e kemi caktuar si mënyrë për pagesë, vlerësojmë se për periudhë prej 20 deri në 25 ditë, mund të fitohet nga 25 mijë deri në 40 mijë denarë, këto janë mjete solide që gjithkujt i duhen… Apeloj deri tek të gjithë, paraqituni, të mira janë të ardhurat, këto janë të ardhura shumë më të larta se pagat që i marrin më shumë se gjysma e të punësuarve në Entin e Statistikave”, tha Apostol Simovski, Enti i Statistikave.

    Nga Enti i Statistikave thonë se mungesa më e madhe e regjistruesve për momentin është në rajonet shqiptare dhe apelojnë deri tek qytetarët që të shfrytëzojnë afatin shtesë për t’u paraqitur.

    Më shqetësojnë disa punë, e para se kemi interes të vogël në Shkup, në të gjitha komunat, përfshirë edhe komunat rreth Shkupit por që nuk janë pjesë atyre 10 të Qytetit të Shkupit, mendoj në Petrovec, Ilinden, Haraçinë, Studeniçan, respektivisht në këto rajone regjistruese”, pohoi Apostol Simovski, Enti i Statistikave.

    Simovski thotë se për momentin i vogël është interesimi i regjistruesve edhe në Ohër dhe Strumicë. Ai shton se nga Enti i Statistikave do të ishin të kënaqur edhe nëse kishte më shumë studentë të interesuar për regjistrues të popullsisë, ndërsa kushtet nuk janë të vështira, por ka vetëm katër kritere, të jetë Shtetas i RMV, të jetë person i moshës madhore, të mos jetë në marrëdhënie pune dhe të ketë disa njohuri elementare për punë në kompjuter. Nga Enti i Statistikave po ashtu thonë se prej nesër do të fillojë testimi i atyre që janë paraqitur për regjistrues deri më tani, ndërsa trajnimi për regjistruesit do të vazhdojë më 28 ose më 29 gusht. Regjistrimi i popullsisë pritet të mbahet nga 5 deri më 30 shtator. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Mbappe dhe Messi ishin në të njëjtën skuadër në stërvitje te PSG – të pandalshëm!

    Lajmi i rradhës

    ASHMAA kërkon të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë