Asnjë qindarkë më shumë në 4 vitet e fundit

    Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike kanë bërë kërkesë te ministri i Financave, Fatmir Besimi që ta nënshkruaj një marrëveshje për rritjen e pagave, pasi që katër vitet e fundit pagat nga Ministria e Financave kanë qenë të ngrirë. Nga ana tjetër Besimi thekson se nuk do të ketë ndryshime në rritjen e pagave dhe ka refuzuar kërkesën e punonjësve. Punonjësit e DAP dje kanë protestuar për shkak të refuzimit të nënshkrimit nga ana e ministrit Besimi, që kërkesa parashihte rritje të rrogave.

    Prej 14 vitesh, pagat e punonjësve të Drejtorisë të të Ardhurave Publike  janë korrigjuar vetëm me 5%, ndërsa në 4 vitet e fundit asnjë qindarkë. 

    “Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhanë vërejtje rreth implikimeve të supozuara financiare për buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përkundër faktit se ne mendojmë se nuk është kështu, ne kemi rënë dakord që dispozitat e kontestuara të fshihen nga përmbajtja e kontratës, duke hequr dorë nga disa të drejta për të cilat kemi rënë dakord më parë me punëdhënësin. Përveç pjesëmarrësve të tjerë, në aktivitetet finale morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Ministri i Financave, gjatë të cilave u përpilua përmbajtja e marrëveshjes kolektive të pranueshme për të gjithë. Duke qenë se edhe sot e kësaj dite për arsye të pakuptueshme ende nuk është marrë pëlqimi për nënshkrimin e kontratës dhe punonjësit e administratës nuk mund të ushtrojnë të drejtën për paga më të larta, vendosën të mbajnë protestën e sotme”, theksojnë një pjesë e punonjësve të Drejtorisë të të Ardhurave Publike.

    Punonjësit paralajmërojnë se ekziston mundësia e një greve të përgjithshme, dhe mos përmbushje dhe respektim të detyrave në qoftë se nuk ndërmerren masa nga ministri Besimi. “Shprehim shqetësimin tonë për shkak të mundësisë së shfaqjes së situatave të padëshiruara, të kushtëzuara nga mospërmbushja e detyrave dhe detyrimeve të punës së punonjësve gjatë një mbajtjeje të mundshme të grevës së përgjithshme, për të cilën insistojnë punëtorët”, thanë nga organizata sindikale “Solidariteti” në DAP. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në RMV shprehen të lodhur nga politika

    Lajmi i rradhës

    Sejfullai: Pengesat për sigurimin e ilaçit “Trikafta” në labirintet ministrore dhe qeveritare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë