Qytetarët në RMV shprehen të lodhur nga politika

    Ndryshimet kushtetuese, Ballkani i Hapur, negociatat me BE-në dhe zhvillimet e tjera politike u servohen çdo ditë si “ushqimi kryesorë në pjatë” nga politikanët por qytetarëve u intereson vetëm standardi i jetesës dhe çmimet e larta me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Në një anketë për Alsat, shumica e qytetarëve thonë se nuk duan të dëgjojnë aspak për politikë, ndërsa disa prej tyre shfaqin interes për eurointegrimet por vetëm pasi vlerësojnë se do të përmirësonte standardin e jetesës.

    “Jeta normale, por nuk është e sigurt…Politika nuk më intereson se janë gënjeshtra.
    Çka të intereson ty më së shumti?
    Më intereson jeta, edhe rinia faktikisht më dhimbsen shumë, por ajo që ndodh ndodh”.

    “Si e para standardi, pastaj çmimet. Ndryshimet kushtetuese.. ato do të vijnë kurdoqoftë, sidoqoftë, përndryshe të hyjmë në Evropë, është një prej gjërave të rëndësishme, ndoshta do të kemi jetë më të mirë”.

    “Standardi i jetesës, çfarë politike, s’di politikë unë”.

    “Mendoj se më mirë është ardhmëria evropiane e Maqedonisë, edhe ashtu jemi të dobët, për askund nuk jemi”.

    “Standardi, vetëm standardi… të tjerat janë mjaft të rrejshme, standardi është më i rëndësishëm prej të gjithëve, nëse nuk ka standard nuk ka jetë, për të gjithë vlen kjo jo vetëm për mua”.

    Edhe të dhënat e anketës së NDI-së thonë se shumicës dërmuese të qytetarëve ajo që u intereson më tepër apo që e shohin si problem më të rëndësishëm është standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta. Pastaj krimi dhe korrupsioni, inflacioni dhe papunësia, duke e lënë integrimin në BE dhe çështjen e hapur me Bullgarinë të pestën në këtë listë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ngec grumbullimi i mbeturinave në fshatrat e Dibrës

    Lajmi i rradhës

    Asnjë qindarkë më shumë në 4 vitet e fundit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë