Autobusët privat përsëri nga sot do të fillojnë me protesta

    Autobusët privat në Qytetin e Shkupit të cilët qarkullojnë në kuadër të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik (NQP) përsëri nga sot do të fillojnë me protesta. Sipas tyre Qyteti i Shkupit nuk ka paguar transportuesit privat për transportin që kryejnë dhe linjat që mbajnë, andaj dhe do të ndalohet qarkullimi. Pronarët thonë se u bënë gati 5 muaj që nuk kanë marrë para nga Qyteti i Shkupit, dhe se po punojnë me harxhimet e tyre.

    “Nëse deri nesër pasdite nuk na jepen paratë do të ndalim autobusët pasi nuk kemi më mundësi të udhëtojmë me harxhimet tona, kemi ardhur në gjendje që s’kemi as për të mbushur me naftë autobusët, e as për të kryer pagat e shoferëve. Shumë herë kemi kërkuar nga Qyteti i Shkupit dhe NQP-ja që të kryhen pagesat pasi nuk janë paguar me muaj por akoma nuk janë marr masa”, thanë për pronarët e autobusëve.

    Tentuam të marrim një prononcim edhe nga Qyteti i Shkupit por nga atje na thanë se pronarët e autobusëve mund të protestojnë nëse duan pasi për detyrimet financiare të tyre nuk është përgjegjës Qyteti i Shkupit por NQP-ja. “Çfarë të donë le të bëjnë, le të protestojnë. Për problemet e tyre le të drejtohen te NQP”, thanë nga Qyteti i Shkupit. Në pyetjen tonë drejtuar NQP-së se a parashihet afat për kryerjen e këtyre detyrimeve zëvendësdrejtori i NQP-së, Blerim Ismaili e gjuajti topin përsëri tek Qyteti i Shkupit. “Autobusët privat kanë drejtorin, sindikatën e tyre, si dhe kanë marrëveshje me Qytetin e Shkupit prej ku dhe rrjedhin detyrimet financiare në fjalë, njëjtë si dhe NQP Shkup. Jemi nën ombrellën e Qytetit të Shkupit”, potencoi Ismaili.

    Lajmi Paraprak

    NJË LIGJ QË DO T’I MBANTE TË RINJTË LARG BIXHOZIT

    Lajmi i rradhës

    Konkurset për psikolog, defektolog dhe logoped nuk arritën të plotësojnë numrin e nevojshëm në shkolla

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë