Automjetet më të vjetra se 20 vite shkak për ndotjen e ajrit në Tetovë

    Me automjete të transportit publik më të vjetra se 20 vite dhe me vetura që kanë moshë mesatare prej rreth 18 vite, trafiku bëhet me rrezik të lartë. Rreziku shtohet kur kemi parasysh kontrollet jo të rregullta, që u bëhen sidomos automjeteve të transportit publik, por edhe veturave e që shpesh kryhen në punëtori private të kompanive. Nga Ministria e Brendshme për Alsat janë shprehur se, për të qenë më të sigurt në trafik, kontrollet e makinave duhet të jenë sa më të shpeshta.

    Çdo udhëtar që është në komunikacion me makinën e tij është mirë ta ketë makinën në gjendje teknike të mirë dhe është i obliguar përveç kontrolleve vjetore të rregullta, të bëj kontrolle shtesë për gjendjen teknike të makinës, që në aspektin teknik ta ketë në rregull, për sigurinë e tij dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”- deklaroi Besir Qamili. Sektori i komunikacionit, Tetovë.

    Automjetet e vjetra ndikojnë edhe ndaj ndotjes së ajrit, sepse shumica e tyre, lëndë djegëse kanë pikërisht naftën, që është ndër ndotësit kryesor të ambientit.

    Përdorimi i autobusëve që shërbejnë për transport të njerëzve, ku kryesisht përdorin naftën në vendin tonë, për dallim prej shumë vendeve në botë ku përdoret gazi, del që nafta është burimi kryesor i emetimit të materieve ndotëse, siç është monoksidi i karbonit, hidrokarbureve dhe materieve grimcore. Këto materie grimcore emitohen në atmosferë nga gazrat që lirojnë automjetet dhe janë të dëmshme dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve”- pohoi Hasan Idrizi, profesor universitar.

    Në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 2612 autobusë, 786 prej të cilëve janë shumë të vjetër. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Spitali i Kërçovës rrezikon të shembet mbi kokat e pacientëve

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Strugës urdhër për prishjen e garazheve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë