Automjeti me shpejtësi 241 kilometra në orë, regjistrohet në radarin e policisë së Tetovës

    Gjatë aksionit të mbrëmshëm për kontrollë të trafikut në rajonin Tetovë-Gostivar, janë shqiptuar gjithsej 96 masa për tejkalim të shpejtësisë, njofton policia. Radari i natës i policisë së Tetovës ka kapur edhe një automjet i cili në autostradë në hyrje të Tetovës ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 241 kilometra në orë.

    “Mbrëmë në periudhën prej orës 22 deri në ora 02:00 pas msnate në territorin e SPB Tetovë është kryer kontroll i intensifikuar aksionar, në të cilin janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht 96 kundërvajtje. Prej tyre 66 në rajonin e Tetovës dhe 30 në atë të Gostivarit. Gjatë kontrollit janë regjistruar  41 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, gjashtë prej të cilave kanë qenë mbi 70 kilometra në orë. Në vende të banuara janë regjistruar 55 shkelje me shpejtësi tëtejkaluar lejuar, ku një veturë në Gostivar ka lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar”, ka thënë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

    SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të mos nxitojnë pa nevojë në rrugë dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarravsve të tjerë në komunikacion. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tupançeski: Gjyqësori digjital do të mundësojë drejtësi më të shpejtë dhe do të reduktojë korrupsionin

    Lajmi i rradhës

    “Dracron” – Pol i ri politik Francë-Itali në BE?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë