Autopsia ka përfunduar, trupi i Vanjës i është dorëzuar familjes

    Autopsia e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i pajetë i së cilës u gjet të dielën, ka përfunduar, konfirmoi Prokuroria Publike. Gjetjet duhet të tregojnë se kur ndodhi vdekja e vajzës së re dhe si u vra, duke qenë se një sërë raportesh të ndryshme kanë qarkulluar në opinion.

    Raporti i autopsisë duhet të dorëzohet në prokurori, por prej andej nuk do të bëjnë publike detajet, për shkak të ndjeshmërisë së të dhënave. Vetëm shkaku dhe ndoshta koha e vdekjes do të jenë të disponueshme për publikun. Detajet e gjetjeve të autopsisë zbulohen në gjyq.

    Për këtë rast janë në paraburgim katër persona, mes tyre edhe babai i Vanjës, i cili dyshohet ka dhënë informacion se kur vajza do të shkojë në shkollë mëngjesin e 27 nëntorit dhe se do të jetë vetëm, pra pa motrën. Nga ana tjetër tre të tjerët kanë pranuar krimet dhe kanë dërguar policinë në vendin e vrasjes. Atyre iu mbaron paraburgimi 48 orësh dhe gjykata pritet ta zgjasë sonte.

    Organizatori dhe ekzekutori kryesor i vrasjeve, sipas hetimeve, është personazh kontrovers publik në hapësirën maqedonase, i njohur si lideri i partisë “Desna”, Ljupço Palevski Palço. Ai është në arrati dhe për të është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

    Disa ditë para se të vritej Vanja, nga të njëjtët persona u vra edhe Pançe Zhezhovski (74) nga Velesi, siç njoftuan nga organet hetimore. Me automjetin e tij “Citroen”, Vanja dyshohet se është rrëmbyer nga hyrja e objektit në Debar Maalo të Shkupit. Vetura më pas është djegur në afërsi të fshatit Brazda të Shkupit – i njëjti vend ku është gjetur trupi i Vanjës dhe vendi nga vjen Ljupço Palevski – Palço.

    Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti ka lidhje me zhdukjen e Vanjës.

    Lajmi Paraprak

    Apasievi, kopja e keqe e Hrushovit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Humbja e kujtesës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë