Autoritetet greke nuk e hapën kufirin për shtetasit e RMV-së

    Të gjithë shtetasit e RMV-së që sot u nisën drejt Greqisë, u kthyen prapa, pasi nuk u lejuan të futen nga Policia e Greqisë.

    Zyrtarët policorë nuk e dijnë kur do të arrijë miratimi nga Athina për hyrjen e shtetasve të huaj, ndërsa presin që të arrijë deri në mesnatë ose nesër në mëngjes.

    Në kufirin me Greqinë kishte makina me targa të Maqedonisë, Serbisë dhe Bullgarisë, të cilat kanë pritur në kolona.

    Përveç këtij informacioni, shërbimet kufitare greke refuzojnë të japin përgjigje tjetër.

    Për momentin as nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka informacion pse nuk është hapur kufiri me Greqinë dhe nëse kanë marrë ndonjë përgjigje nga autoritetet greke.

    Ndryshe, dje kryeministri Zoran Zaev njoftoi se prej sot do të hapet kufiri me Greqinë për të gjithë shtetasit e RMV-së, por me PCR test negativ, vërtetim për vaksinim ose rezultat pozitiv për anti-trupa.

    Lajmi Paraprak

    Si t’i eliminoni të gjitha bakteriet dhe pesticidet nga frutat

    Lajmi i rradhës

    ​Aftësitë teknologjike që duhet t’i përmendni në CV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë