Autoritetet heshtin, i burgosuri përfundon në spital si pasojë e grevës së urisë

    Musadik Pajaziti, i dënuari për ngjarjet në lagjen e Trimave në Kumanovë, nga burgu përfundoi në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, si pasojë e grevës së urisë për 15 ditë. Pas trajtimit mjekësor ai është kthyer sërish në qeli.

    Nga burgu njoftojnë se katër grevistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Avokati tha se u shkelet e drejta jetës.

    “Në rend të parë është e drejta e jetës që është e pakushtëzuar dhe pikërisht kjo duhet të jetë në vend të parë për zgjidhjen e këtyre situatave. Nuk dua të mendoj që mund të vijmë në situatë që me të vërtetë tu cenohet jeta e të burgosurve, të cilët mbajnë grevë me të drejtë. Padyshim se të njëjtëve iu takojnë favoret që janë të çdo burgu, por problemi është se për çfarë arsye atyre nuk iu mundësohen nga burgu”, tha Asmir Alispahiq, Avokat.

    Pala mbrojtëse thotë se kanë vuajtur gjysmën e dënimit të shqiptuar dhe iu takon e drejta për fundjava të lira dhe vizita familjare. Alispahiq ngre alarmin se autoritetet nuk po zbatojnë njëlloj drejtësinë sikurse për të burgosurit tjerë të dënuar për vepra të njëjta ose të ngjashme penale.

    “Sërish iu bëj thirrje institucioneve, Ministrisë së drejtësisë, Drejtoria për zbatimin e sanksioneve, te Komiteti Helsinkit që gjithë kohës është pasiv në këtë situatë, ndërsa për rastet tjera shumë aktive. Prandaj i apeloj edhe Avokatit të popullit që ka marr masa për zë zgjidhur patjetër kjo situatë”, u shpreh Asmir Alispahiq, Avokat.

    Nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve akoma nuk kanë marrë një vendim pozitiv apo negativ ndaj kërkesës së 5 grevistëve, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre, të bazuara në ligj. Qëndrimi tyre i ripërsëritur është që po shqyrtojnë dosjet e tyre dhe për çështje sigurie mund tu jepet vetëm e drejta për vizita familjare brenda hapësirave të burgut, por jo edhe mundësia për të shkuar fundjavave në shtëpi. Fillimisht në grevë hynë 9 të burgosurit e grupit të dënuar për ngjarjet e Lagjes së Trimave, por katër prej tyre pranuan ujdinë që të transferohen në burgun e Idrizovës dhe të tërhiqen nga greva urisë, ndërsa transferimi i tyre akoma nuk është bërë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sjellja e Talat Xhaferit në Kuvend, Visar Ganiu: Gjithmonë vepron si një lloj pedagogu dhe na mëson për qasjen më të mirë.

    Lajmi i rradhës

    Qeveria ende nuk ka sjellë vendim për Këshillin Komunal në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë