Qeveria ende nuk ka sjellë vendim për Këshillin Komunal në Tetovë

    Foto: Nistori

    Dy javë pasi Ministria e Pushtetit Lokal ka njoftuar Qeverinë se këshilli komunal i Tetovës nuk ka miratuar llogarinë përfundimtare në afatin e paraparë më ligj, organi ekzekutiv akoma nuk ka kthyer përgjigje se si tutje duhet të vepron Vetëqeverisja Lokale.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se janë duke grumbulluar të gjitha dokumentet e nevojshme, për të sjell më pas vendimin e duhur.

    “Ka një procedurë në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndërsa ne duhet të shohim se deri ku ka arritur e njëjta. Duke pas parasysh se raporti financiar nuk u soll dhe nuk u miratua brenda afateve kohore, sigurisht se ka pasoja. Kur do të grumbullohet në gjitha dokumentet do të merren vendimi nga Qeveria dhe ministritë përkatëse, ndërsa vendim do të sjell edhe Kuvendi derisa ka nevojë të sillet ndonjë vendim”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeminsitër.

    Më 6 qershor skadon afati i Qeverisë për të sjell vendim mbi shpërndarjen e këshillit komunal në Tetovë. Referuar dispozitave ligjore, derisa krijohen kushte për zgjedhje të reja, Qeveria duhet të vendos për një vendim të tillë dhe ta publikon në Gazetën Zyrtare. Situata brenda këshillit të komunës së Tetovës eskaloi pas mospajtime që krijuan lista “Më mirë për Tetovën” me pjesën tjetër të shumicës së këshillit mbi pikën e parë të rendit ditorë për prerjen e pemëve në rrugën “Strasho Pinxhur”. Shumica në këshillin komunal të Tetovës përbëhej nga Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lista “Më mirë për Tetovën” dhe VMRO-DPMNE-ja. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Autoritetet heshtin, i burgosuri përfundon në spital si pasojë e grevës së urisë

    Lajmi i rradhës

    Pagat për punonjësit në çerdhe do të lëshohen të hënën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë