Autoritetet nuk mohojnë e as konfirmojnë, se sa para janë transferuar në llogarinë e Behtel dhe Enka

    Autoritetet as nuk mohojnë dhe as nuk duan të konfirmojnë, nëse dhe sa para janë transferuar në llogarinë e Behtel dhe Enka deri më tani. Alsat i kërkoi drejtorit të NPRRSH Ejup Rustemi të shpjegojë se si do të shkojë pagesa e parave që konsorciumi turk do t’i marrë këtë vit, por nga Ndërmarrja Publike u përgjigjën me shkrim, sepse Rustemi nuk ishte në gjendje të jepte deklaratë para kamerave. Dhe në vend të përgjigjeve që janë në interes të publikut, ne morëm të dhëna të pakta që publiku i di tashmë një muaj.

    “Bazuar në obligimet e Marrëveshjes, dhe në përputhje me Programin për financimin e infrastrukturës rrugore për projektet në korridoret 8 dhe 10 për vitin 2023 të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fondet do të paguhen për mobilizim, pajisje me makineri, ngritjen e kampeve, laboratorëve dhe punimeve të tjera nga kontraktori i punimeve para fillimit të punëve ndërtimore në rrugë”, njoftojnë nga NPRrSh.

    Opozita akuzon shtetin duhet të paguajë 300 milionë euro për ndërtimin e pa nisur të autostradës.

    “Sipas marrëveshjes së nënshkruar në 8 mars, Behtel dhe Enka duhet të paguhen 50 milion euro si paradhënie, 117 milion euro për përgatitjen e kantiereve të ndërtimit dhe rreth 53 milion euro për gjobat brenda 45 ditëve, sepse dispozitat ligjore nuk janë ndryshuar, duke përfshirë atë se nuk është futur një javë pune 60-orëshe”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Njoftimet fillestare janë se katër autostradat që do të ndërtohen në dy korridoret 8 dhe 10d, do t ‘u kushtojnë qytetarëve të Maqedonisë 1,3 miliardë euro, plus 200 deri në 300 milionë euro shtesë për shpronësim. Sipas informacioneve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka rezervuar 244 milionë euro për këto projekte këtë vit. Kjo është mënyra se si paratë duhet të transferohen në një kompani të huaj ndërtimi. Që nga fillimi, për këto projekte për shkak të rrethanave të dyshimta, janë formuar lëndë nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe Komisioni Antikorrupsion. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Astrit Ismaili u raportua më herët si i zhdukur, por MPB e konfirmon vdekjen e tij

    Lajmi i rradhës

    Në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për bllokim të dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë