Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme dhe të intensifikuar në prag të festave të Pashkëve.
Nga AUV theksojnë se në kuadër të 350 inspektimeve te operatorët ushqimor, kanë zbuluar dhe asgjësuar 1.230 kg produkte, shumica e të cilave mish, produkte dhe preparate të mishit, por edhe vezë, bojëra, mjaltë, raki, vaj ulliri dhe produkte të tjera. Për mospërputhjet e konstatuara me kontrollet e jashtëzakonshme janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 3.650 euro në kundërvlerë të denarit dhe janë shqiptuar 22 vendime me urdhër për heqjen e tyre.
“Në kushtet e rritjes së kërkesës për ushqime në prag të festave të ardhshme, apelojmë qytetarët që të jenë konsumatorë të përgjegjshëm dhe të bëjnë blerje vetëm nga operatorët e aprovuar/regjistruar të ushqimit që janë nën kontrollin e shërbimeve inspektuese të Agjencisë. Kushtojini vëmendje deklaratave të produkteve, etiketimit të tyre, datave të skadencës dhe regjimit të temperaturës së ruajtjes, veçanërisht për produktet që prishen, sepse në të kundërt mund të jenë të pasigurta për qytetarët”, bëjnë të ditur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.