AUV-ja asgjëson 70 ton ushqim të pasigurt

    Produktet e skaduara, artikujt në deklaratat e të cilave nuk shkruhet se nga vijnë dhe çfarë përmban produkti janë vetëm disa nga mangësitë e tregut vendor. Në tre muajt e parë të këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë asgjësoi gati 70 ton ushqim që ishte i pasigurt për konsumatorët, ndërsa në vitin 2020 janë asgjësuar 240 ton.

    “Këtë vit, qytetarët përmes AUV-së kur bëhet fjalë për sigurinë ushqimore për praninë e kontaminuesve, shitjen e produkteve të skaduara, dyshimin për helmim nga ushqimi, dyshimin për cilësinë e produktit, etiketimin jo përkatës. Qoftë gjalpë, kaçkavall, susam, kemi pasur asgjësim të një kompanie të përpunimit të mishit që nuk i plotëson kriteret”- deklaroi Nikollçe Babovski – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

    Qytetarët kryesisht ankohen për deklarata jo përkatëse ndërsa numri i ankesave për produktet e skaduara është ulur në mënyrë drastike.

    “Kemi pasur ankesa për ruajtjen e produkteve, deklaratën e produkteve që nuk janë deklaruar si duhet, deklarata nuk mund të shihet, nuk është bërë mirë në letrën transparente me shkronja të bardha dhe konsumatorët nuk mund ta lexojnë”- pohoi Mariana Llonçar-Velkova- Kryetare e Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    Nga ana tjetër, qytetarët thonë se shpesh ndodh që të gjejnë ushqim të skaduar, të cilin nuk e denoncojnë por e hedhin.

     “Bleva ushqime të skaduara, qebapë dhe një qofte, i hodha, ishin të skaduara”

    “Nga kosi deri te mishi, mendoj se është katastrofë”

    “Nuk e di nëse ushqimi që vjen nga jashtë është i kontrolluar. Nëse ka datë skadimi, jo vetëm që deklaratën e heqin dhe vendosin tjetër, duhet të ketë vulë direkt në produkt nga kur deri kur është i vlefshëm”

    Gjoba për prodhimin ose shitjen e ushqimit jo përkatës lëvizë nga 250 deri në 9 mijë euro në varësi të kundërvajtjes. Qytetarët kanë paraqitur 173 ankesa që nga fillimi i vitit, 74 prej të cilave kanë të bëjnë me sigurinë e ushqimit.

    Lajmi Paraprak

    Ruskoska: Dëshmohet përfshirja e VMRO DPMNE-së në ngjarjen e 27 Prillit

    Lajmi i rradhës

    Ende nuk ka një vendim sesi do të zhvillohet mësimi nga shtatori

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë