AUV: qytetarët të kenë kujdes me ushqimet gjatë temperaturave të larta

    Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) informon se rritja e temperaturave të cilat këtë javë, sipas sinoptikëve do të kalojnë 40 grade Celsius në rajone të caktuara, rrit rreziqet potenciale nga helmimi me ushqim. Nga Agjencia thonë se është e nevojshme të bëhet zgjedhja e duhur gjatë furnizimit, të sigurohen kushtet e duhura të transportit dhe ruajtjes së ushqimit.

    “Për të parandaluar shfaqjen e mundshme të helmimit me ushqim tek qytetarët, është e nevojshme të bëhet zgjedhje dhe furnizim i duhur si dhe të sigurohen kushte të përshtatshme të transportit dhe ruajtjes. T’i kushtohet vëmendje pamjes, datës së skadimit dhe ruajtjes së duhur të ushqimit, të blihet ushqim nga vende të kontrolluara ku ka kushte të përshtatshme ruajtje dhe ku produktet, veçanërisht ato me origjinë shtazore që prishen të ruhen nëpër frigoriferë”, njofton Agjencia.

    Siç theksojnë ata, në kushte temperaturash të larta, të shmangen blerjet dhe konsumimi i ushqimeve me paketim të dëmtuar (të shtypur, të fryrë ose të çarë), produktet e ftohta ose të ngrira të blihen në fund gjatë blerjes dhe ushqimet që lehtë prishen të mos mbahen gjatë në makinë dhe mjete të tjera transporti në temperatura të jo të përshtatshme. Të shmanget, madje blerja e ushqimeve të ftohta ose të ngrira që prishen, por që ruhen jashtë frigoriferit ose gjendjes së ngrirë.

    “Kur bëhet fjalë për konsumimin e ushqimit në ambientet e objekteve hotelerike, duhet të mbahet llogari që të jenë operatorë që kujdesen për higjienën dhe sigurinë e ushqimit dhe që kanë një reputacion të mirë. Në lokalet e ushqimit të shpejtë, shmangni erëzat që nuk ruhen në frigorifer, të tilla si majoneza, keçapi, sallata me krem, salca dhe të ngjashme”, thuhet në kumtesë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    SHTATË MINISTRA DHE BUXHET 20 HERË MË PAK! | Nga Rebalanci sërish e pëson Teatri dhe Biblioteka e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë