Në dhjetor vullnetarë, në janar rrogëtarë – Kasami punëson akivistë të Lëvizjes Besa në komunë

    Komuna e Tetovës ka lidhur kontrata të reja në vitin 2022. Bëhet fjalë për 47 kontrata, ku 8 prej tyre janë edhe pjesë e kabinetit të kryetarit aktual, por nuk dihet se çka punojnë 39 të punësuarit tjerë, shkruan Nistori.

    Ndryshe në Open Finance, rezulton që Komuna e Tetovë ka kryer pagesa të muajit janar. Nga Komuna e Tetovës për Nistori nuk tregojnë se për çfarë janë të angazhuar dhe nëse shumica prej tyre janë aktivistë të Lëvizjes Besa, përkatësisht nëse punësimi i tyre në komunë vjen si shkak i ndikimit të partisë.

    “Kontratat e muajit dhjetor janë gjithsej Open Finance” janë kontratat e lidhura për muajin janar 2022, pra ne do bëjmë publikimin e tyre çdo 3 muaj. Domethënë në muajn mars do të publikohet lista e këtij tremujori të parë. Të gjithë këta persona janë të angazhuar me punë dhe çdonjëri që ka të lidhur kontratë në vepër, gjithsesi se duhet ta arsyetojnë punën duke sjellë raport për punën e tyre dhe krahas raportit do t’iu bëhet edhe pagesa”, thonë për Nistori nga Komuna e Tetovës.

    Nga komuna e Tetovës nuk tregojnë nëse të punësuarit janë pranuar nëpërmjet ndonjë konkursi apo janë marrë në punë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia Besa. Nuk dihet nëse gjatë tremujorit të parë do të ketë edhe punësime tjera. 47 kontratat e reja vijnë pas publikimit të listës së “famshme” të 811 kontratave në vepër të lidhura me komunën gjatë menaxhmentit të kaluar.

    Ndryshe, borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës është mbi 24 milionë euro. Komuna ka mbi 14 milionë euro borxh, NPK “Tetova” Tetovë mbi 9.6 milionë euro, NP “Parkingu i Qytetit – 87 mijë euro dhe shkollat mbi 77 mijë euro. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski paralajmëroi harmonizim të pensioneve

    Lajmi i rradhës

    Afër një shkolle në Strugë po ndërtohet fabrikë për përpunim të marihuanës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë