AUV urdhëron tërheqjen e produkteve të markës “Wudy”

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të t[ gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”(sallam, virshlle).

    AUV ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se dyshohet se në to prani të një lloj bakteri.

    Më 21 shtator edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka njoftuar qytetarët që mos të konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak që, siç është thënë, ato “paraqesin rrezik me ndikim serioz për shëndetin e njeriut”.

    “AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘Wudy’, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa llote prodhimi, ka filluar gjurmimin për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues”, thuhet në përgjigjen e AUV-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

    Nëse ushqimet e kontaminuara me bakterin Listeria konsumohen, atëherë shkaktohen simptoma sikurse vjellja, diarreja, temperaturë, ethe e dhimbje muskujsh.

    Ndërkaq, nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e siguruara nga importuesi-distributori për Kosovë, është gjetur se disa nga këto produkte të markës “Wudy”, gjenden edhe në Kosovë.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brend vlen deri në një vendim tjetër. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Vasfije Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e deputetes për arsye shëndetësore

    Lajmi i rradhës

    Trump paditet për mashtrim lidhur me biznesin familjar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë