Vasfije Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e deputetes për arsye shëndetësore

    Deputetja Vasfije Krasniqi Goodman në profilin e saj në Facebook ka njoftuar opinionin për dorëheqjen e saj nga pozita e deputetes. Arsyeja e dorëheqjes është shëndeti i saj personal dhe kjo për shkak të trajtimit për çdo muaj dhe vizita të rregullta ia pamundëspn realizimin e obligimeve si deputete, përcjell Nistori.

    “Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete. Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konnjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit.” – shkraun Krasniqi.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, në vitin 2021 tha se do të luftojë për drejtësi dhe thyerjen e stigmës ndaj viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është shembull i një shteti funksional multietnik

    Lajmi i rradhës

    AUV urdhëron tërheqjen e produkteve të markës “Wudy”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë