Asnjëri prej air trakorëve që shërbejnë për shuarjen e zjarreve për momentin nuk funksionojnë. Këtë e bëri të ditur Stojançe Angellov, pas marrjes së postit të ri, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ai gjithashtu tha se drejtoria përballet me mungesë të pilotëve, ka mungesë të marrëveshjeve me ekipet për përgjigje të shpejtë, veçanërisht me ekipet për shuarjen e zjarreve në ambient të hapur.
“Disa nga anëtarët e këtyre ekipeve nuk i kanë pajisjet e nevojshme të trajnimit dhe nuk kanë as përgatitje fizike. Inspektorati për mbikëqyrje për mbrojtje nga zjarri është në gjendje shumë të rëndë, mungojnë numër serioz i inspektorëve të arsimuar dhe të trajnuar, por ekzistojnë edhe dyshime rreth korrektësisë se lejeve të lëshuara nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, tha Stojnçe Angellov, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Në këtë drejtori gjithashtu punojnë një numër i vogël i specialistëve për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, ndërsa për këto të fundit tha se për momentin ruhen në mënyrë jo të duhur.
“Në drejtori punojnë edhe njerëz të arsimuar dhe me përvojë, por disa prej tyre ndodhen në pozita që nuk janë për to dhe nuk mund ta japin më të mirën e tyre. Së bashku me të punësuarit do të mundohemi t’i kapërcejmë mungesat dhe dobësitë e detektuara” ,shtoi Stojançe Angellov, drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Stojançe Angellov është emëruar drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pasi shkarkimit nga detyra të Xhevat Selamit, i cili është i përfshirë në hetimin për djegien e klubit të natës “Puls” në Koçan. Ndërsa, në vend të Angellovit, drejtor në qendrën për Menaxhim me Kriza është emëruar Muhamed Ali. /Alsat/