Avokati i Popullit ka hapur linjë falas për raportimin e shkeljeve gjatë zgjedhjeve lokale 2025

    Siç njoftoi Zyra e Avokatit të Popullit, raportet e qytetarëve do të përpunohen menjëherë, ndërsa të gjitha ankesat që mbërrijnë pas orarit të punës, pas orës 16:00, do të regjistrohen, përcjell Nistori.

    Që nga sot, Zyra e Avokatit të Popullit ka hapur linjën telefonike falas 0800 54321, në të cilën qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre, si gjatë fushatës ashtu edhe në ditët e raundit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve lokale 2025 (19 tetor dhe 2 nëntor 2025).

    “Avokati i Popullit, me qëllim mbrojtjen dhe ushtrimin e të drejtës së votës së qytetarëve, do të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur me autoritetet kompetente dhe institucionet e tjera, duke kërkuar prej tyre që të reagojnë me shpejtësi dhe efikasitet në procesin zgjedhor, në mënyrë që të garantohet ushtrimi i kësaj të drejte kushtetuese,” thuhet në njoftimin e Zyrës së Avokatit të Popullit.

    Gjithashtu, për të raportuar shkelje, qytetarët mund të kontaktojnë gjashtë zyrat rajonale çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00, në numrat e mëposhtëm të telefonit:

    Zyra Rajonale Kumanovë: 031 431-488
    Zyra Rajonale Strumicë: 034 329-996
    Zyra Rajonale Kërçovë: 045 228-586
    Zyra Rajonale Tetovë: 044 344-082
    Zyra Rajonale Manastir: 047 242-310
    Zyra Rajonale Shtip: 032 389-701

    Lajmi Paraprak

    EKSOD DHE KORRUPSION! / Të rinjtë në Europën Juglindore

    Lajmi i rradhës

    Si ndikon zbatimi i rreptë i Ligjit për të huajt te serbët në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë