Avokati Raufi: Drejtësinë për rastin “Monstra” do ta kërkojmë në Strasburg

    Pas më shumë se 11 vite gjykim dhe rigjykim në të gjitha instancat gjyqësore për të akuzuarit në rastin Monstra, drejtësia do të kërkohet në gjykatën Europiane për të drejtat e njeriut në Strazburg. Pas marrjes së aktgjykimit në formë të shkruar, mbrojtja do të përgatis aplikimin prej ku shpresojnë në vendim brenda një viti.

    “Do të aplikojmë në Strasburg, me të vërtet jam optimist. E para pasi mbrojtja është anuluar te gjykata e Apelit. Afatin e kemi katër muaj prej pranimit të lëndës nga Supremja që të aplikojmë te gjykata në Strasburg.

    Sipas lëndëve të tjera për aplikim kjo mund të zgjatë deri një vjet. Vendimet e gjykatës në Strasburg janë obligative për shtetin.

    Mendoj se gjykata në Strasburg do të sjell vendim për rigjykim të lëndës dhe unë jamë i sigurtë në këtë. Duke e ditur përvojën në këtë gjykatë, ose këtu janë shkelur të drejtat dhe mënyra e sigurimit të provave ose në as një lëndë tjetër”, u shpreh avokati Naser Raufi.

    Lajmi Paraprak

    Policia e Kosovës: Vritet njëri nga sulmuesit e grupit terrorist në veri

    Lajmi i rradhës

    Sa do t’i përballojnë shkollat faturat e larta të energjisë elektrike këtë dimër!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë