Azem Sadiku do të kalojë tek Aleanca për Shqiptarët?

    Jozyrtarisht Azem Sadiku, kryetar i Komunës së Studeniçanit, pritet të kalojë te Aleanca për Shqiptarët. Në një bisedë telefonike për TV21 Sadiku as nuk e mohoi as nuk e pohoi informacionin, por tha se pa e diskutuar me strukturën e tij në Studeniçan nuk mund të flas për një gjë të tillë.

    Sadiku vetëm tha se ASH e ka ndihmuar shumë për në zgjedhjet lokale. Burime brenda ASH-së për TV21 thonë se janë në bisedime dhe se brenda 2-3 ditëve kjo çështje do të mbyllet.

    Lajmi Paraprak

    “Mësimdhënësit në RMV meritojnë standard më të mirë jetësor”

    Lajmi i rradhës

    Zjarri në spitalin modular në Tetovë | Prokuroria pret raportin nga ekspertët gjermanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë