Azerbajxhani “shpëton” Europën: Rrit eksportet e gazit me 30 për qind

    Në një moment vështirësie për të, Bashkimit Europian i mbërrin një ndihmë nga jashtë: Azerbajxhani njoftoi se do të rrisë këtë vit eksportet e gazit në Europë me 30 për qind. Ministri azer i Energjisë, Parviz Shahbazov, sqaroi se në tetë muaj gjatë këtij viti, Bakuja e ka furnizuar kontinentin e vjetër me 7.3 miliardë metra kub gaz natyror”.

    Ky furnizim, tani, do të rritet.

    “Furnizimet totale me gaz në Europë për vitin 2022 do të arrijnë në 12 miliardë metra kub. Kjo rritje është praktikisht në nivelin 31 për qind krahasuar me vitin 2021”, tha Parviz Shahbazov, Ministër Energjie në Azerbajxhan

    Shahbazov theksoi gjithashtu se prodhimi i gazit natyror është shtuar me 10 për qind në periudhën janar – gusht 2022, duke arritur në 30.6 miliardë metra kub. Në mesin e përpjekjeve për uljen e varësisë nga gazi rus, dhe presioneve të Moskës me mbylljen e rubinetave të gazit që janë në zemër të krizës së energjisë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi  vendosjen e çmimeve tavan ndaj gazit natyror që importohet nga Rusia.

    Presidenti rus, Vladimir Putin reagoi duke u zotuar të ndalojë eksportet e naftës dhe gazit për të gjitha shtetet që vendosin çmim tavan. Në muajin korrik, BE-ja dhe Bakuja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të dyfishuar sasinë e gazit të importuar nga Azerbajxhani në të paktën 20 miliardë metra kub deri më 2027.

    Marrëveshja parashikon gjithashtu zgjerimin e Korridorit jugor të gazit që përshkon Azerbaxhanin, Gjeorgjinë, Turqinë dhe Greqinë./tch/

    Lajmi Paraprak

    Qyteti i Shkupit do të dorëzojë padi penale ndaj Zllatko Perinskit

    Lajmi i rradhës

    Vdekja e Salvador Allende-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë