Qyteti i Shkupit do të dorëzojë padi penale ndaj Zllatko Perinskit

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila mori pjesë në konferencën për media të thirrur nga Zllatko Perinski, tha se kanë përgatitur dokumentacionin e nevojshëm me të gjitha indikacionet që kanë ndaj drejtorit të shkarkuar, lidhur me tenderin për “stacionin e pastrimit” duke mos precizuar kualifikimin e iniciativës si dhe duke mos e precizuar qartë nëse kishte ose jo vepër penale.

    Nga ana tjetër Perinski tha se nuk ndjehet fajtor, hedh poshtë akuzat duke i cilësuar si të pabaza dhe kërkon nga institucionet që kompetente t’i fillojnë hetimet.

    Ndërkohë Arsovska e pyetur lidhur me koalicionin me VMRO-DPMNE-në, mbështetjen e së cilës e gëzoi në zgjedhjet e fundit lokale, tha:

    “Raportet janë të shkëlqyeshme, por ka probleme me disa individë”, deklaroi Arsovska. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sonte në Gostivar fillon Festivali i Teatrove “Othello”

    Lajmi i rradhës

    Azerbajxhani “shpëton” Europën: Rrit eksportet e gazit me 30 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë