Kompanitë të cilat investojnë në zhvillim, zgjidhje inovative dhe digjitalizim të proceseve me zbatim të standardeve ndërkombëtare të njohura duhet të mbështeten në periudhën pas kovidit dhe me këtë tu jepet mirënjohje se si u sollën në një nga krizat më të rënda. Biznesi arriti të mbijetojë dhe ajo që tani iu nevojitet firmave është imput i fuqishëm, tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.
Një delegacion i kryesuar nga Azeski e vizitoi laboratorin e akredituar të kompanisë “Makpetrol” i cili po mbijeton 15 vite dhe në të cilin janë investuar 2,3 milionë euro.
“Në strategjinë e re të Odës vend më të rëndësishëm do të kenë pikërisht institucionet të cilat kanë standarde më të larta profesionale, që investojnë në teknologjitë e avancuara dhe krijojnë produkte me vlerë të shtuar me çka e rrisin konkurrencën e ekonomisë maqedonase. Biznesi arriti të mbijetojë dhe ajo që tani iu nevojitet firmave është një imput i fuqishëm. Për këtë përmes takimeve direkte në objektet i shohim nevojat e tyre, por edhe kërkesën se në cilin drejtim do të shkojmë, ndërsa do të shkojmë në drejtim të hapjes së aktivitetit investues për krijimin e produkteve me vlerë të shtuar”, konstatoi Azeski.
Kryetari i Bordit Drejtues të “Makpetrol” Shkup, Andreja Josifovski i njoftoi të pranishmit me kapacitetin dhe fuqinë e laboratorit të akredituar për analizë të karburanteve të lëngshme. Akreditimi fillestar, siç tha, është nga Trupi i akredituar britanik dhe punon sipas standardit ISO/IEC 17025, gjithnjë ka mostër në rast të kontestit dhe mundëson fshehtësi të plotë, pavarësi dhe besim në procedurë.
Azeski javën e ardhshme do ta vizitojë edhe laboratorin e akredituar në “Okta” SHA Shkup./Kohamk/