E vërteta e përkthimit në takimin Berisha-Gligorov

    (Sqarim, nga “përkthyesi i Ministrisë për Punët e Jashtme të Republikës të Maqedonisë”, për të cilin bën fjalë Daut Dauti)

    Në kollumnën e tij me titull: “Hirësia e tij, përkthyesi!”, e publikuarë në Portalin e gazetës “Koha”, më 25 Qershor 2021, autori – gazetari/ kollumnistii nderuarë Daut Dauti, mes tjerash bën fjalë edhe për “gafin” e “… përkthyesit të Ministrisë për punë të jashtme të Republikës të Maqedonisë…”, i bërë gjatë përkthimit të një pjese të deklaratës të presidentit të Republikës të Shqipërisë Sali Berisha, gjatë konferencës të përbashkët të presidentit të Republikës të Maqedonisë Kiro Gligorov dhe presidentit të Republikës të Shqipërisë, Sali Berisha, që ishte e organizuarë pas takimit të tyre në Drilon (pranë qytetit të Pogradecit) dhe në vilën “Biljana” (pranë qytetit të Ohrit), në datën 13 Dhjetor të vitit 1992.

    Shfrytëzoj nga rasti, lexuesit e respektuar të gazetës “Koha”, dhe më gjerë, ti informoj se, “… përkthyesi i Ministrisë për punë të jashtme të Republikës të Maqesdonisë…”, për të cilin bën fjalë D.Dauti, isha unë – Salim Kadri Kerimi. Në dhjetor të vitit 1992, kur u realizuan takimet në fjalë mes presidentëve K.Gligorov dhe S.Berisha, unë isha këshilltar e jo përkthyes në Ministrinë e punëve të jashtme të Republikës të Maqedonisë, siç më ka prezantuarë Dauti. Në fakt unë, në mënyrë vullnetare, e bënja detyrën e përkthyesit por ama në MPJ nuk isha përkthyes, por një nga diplomatët karier të rrjetit diplomatik të Republikës të Maqedonisë.

    Është e vërtetë se gjatë përkthimit të deklaratës në fjalë të presidentit S.Berisha, mes tjerash, nga lodhja e madhe, mu përvodh një gabim i vogël për të cilin bën fjalë D.Dauti, por nuk është i vërtetë deri në fund sqarimi i tij se, opinioni shqiptar aso kohe nuk paska marrë ndonjë sqarim nga unë. Edhe pse jam më në moshë se D.Dauti, më kujtohet pas reagimit/ shkrimit të Kolegut të tij (emri i të cilit, për momentin, nuk më kujtohet), në lidhje me gabimin tim, që u publikua në gazetën “Flaka e Vllaznimit”, unë në formë të shkruar reagova duke i sqaruar rrethanat e “ngjarjes” në fjalë. Me sa më kujtohet, të dy reagimet e lartpërmendura ishin të publikuara në dy numrat e ndryshme të “Flakës”, nëse nuk gaboj, nga fundi i muajit dhjetor të vitit 1992. Pra, ky fakt flet se opinioni shqiptar, në një farë mënyre, ishte i informuarë për “ndodhinë” në fjalë.

    Për hir të së vërtetës, njëkohësisht shfrytëzoj nga rasti D. Dautin, lexuesit e “Kohës” dhe më gjerë, ti njoftoj/ti rikujtoj për disa nga arsyet pse e pranova angazhimin tim vullnetar si përkthyes, edhe pse me profesion jam historian, kurse duke filluar nga 1 janari i vitit 1979 dhe gjer më 21 mars 2014 (pra më se 35 vjet), në Sekretarijatin Republikan për marëdhënje me botën e jashtme, e më pas në Ministrinë për punë të jashtme të Republikës të Maqedonisë, unë isha i ngarkuar me detyra në funksione të ndryshme (në vend dhe jashtë vendit) si diplomat e jo si përkthyes. Me D.Dautin gjer në vitin 1997 nuk njihesha së afërmi, por gjatë rrëmujës që në vitin 1997 ndodhi në Shqipri, kur ai disa javë qëndroi në Tiranë, në kohë kur unë e ushtronja detyrën e këshilltarit në Ambasadën e Republikës të Maqedonisë, në Tiranë, kishim rastin të takohemi më shumë herë dhe të këmbejmë mendime dhe informacione rreth ngjrjeve tragjike në Tiranë dhe në qytet e tjera të Shqipërisë.

    Në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, kur mes Republikës të Maqedonisë dhe Republikës të Shqipërisë filloi dialog intenziv politik, Protokoli pranë Qeverisë të Republikës të Maqedonisë nuk mundte të gjejë përkthyes adekuat nga maqedonishtja në shqip dhe anasjelltas. Meqenëse deri në vitin 1995 në MPJ të Republikës të Maqedonisë unë isha personi i vetëm që e njihte maqedonishten dhe shqipen, një ditë pune gjatë muajit korrik të vitit 1991, nga Protokolli mu lutën për angazhimin tim eventual si përkthyes, gjatë vizitës të parë zyrtare të kryeministrit Nikolla Klusev në Republikën e Shqipërisë (25-26 korik 1991), kur mes tjerash u realizua edhe takimi/pranimi i tij nga presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, tashti më i ndjeri Ramiz Alia.

    Meqenëse gjuhën shqipe çdo herw e kam adhuruar dhe dashur ashtu siç e adhuroj dhe e dua edhe gjuhën time amtare – turke, dhe meqenëse isha/jam njohës i mirë edhe i gjuhës shqipe, unë “ofertën” në fjalë e pranova me kënaqësi. Arsyeja e vetme e pranimit të kësaj “oferte” – të këtij obligimi plotësues, ishte ndihmesa ime simbolike për ta lehtësuar  dialogun e përfaqsuesve të dy shteteve – Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe asgjë tjetër. Për të njëjtin qëllim, aso kohe shërbimin e përkthyesit bile pranova ta bëj jo vetëm për palën maqedonase, por edhe për atë shqiptare, edhe atë falas – pa asçfarë pagese/honorari plotësues.

    Pas angazhimit tim si përkthyes gjatë vizitës të kryeministrit N.Klusev, i cili kaloi pa asçfar gafi ose problemi i çfarëdolloj natyre tjetër, Protokolli i Qeverisë të Republikës të Maqedonisë, disa vite me radhë, vazhdoi të më angazhojë si përkthyes edhe në takimet e tjera, mes funksionarëve të lartë të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Nëse nuk gaboj, kjo praktikë vazhdoi diku gjer në vitin 1995, kur rolin e përkthyesit zyrtar të palës maqedonase ja “dorëzova” mikut tim të nderuar – gazetarit Ismet Bytyçi. Përndryshe, para meje detyrën e përkthyesit, në takimet e rralla mes zyrtarëve të RS të Maqedonisë dhe RPS të Shqipërisë, gjer në fillim të vitit 1990, e bënte profesori i nderuar Xhevat Gega. Për shkaqe që unë mundem vetëm ti parashikoj/parafytyroj, nga viti 1991 këtë detyrë, me pëlqimin tim, ma transmetuan/ ma ngarkuan mua.

    Lavdatat për cilësinë e shërbimit tim si përkthyes, për të cilat në mënyrë sarkastike bën fjalë D.Dauti, nuk i kam bërë unë, por “shfrytëzuesit” e shërbimit tim si përkthyes, përfshirë edhe pala shqiptare. Me përjashtim të gafit në fjalë, gjatë përkthimeve të mia të shumta, shpeshherë shumë të gjata dhe të ndërlikuara, nuk ndodhi asçfarë gabimi/gafi tjetër. Përndryshe, siç thekson edhe vetë D.Dauti, puna e çdo përkthyesi është shumë e rëndë/e mundimshme dhe me përgjegjsi të madhe, prandaj gafet eventuale të çdo përkthyesi, qofshinedhe ato të përkthyesve profesionistë duhet pranuarë si diçka të “zakonshme”, mes tjerash për vet faktin se përkthyesit janë qenje të gjallanjerzore, të cilat gjatë punës që e bëjnë, për arsye të ndryshme, nga ndojnëherë pa dashje, me fajin e tyre ose fajin e të tjerëve, mund t’ju përvidhet ndonjë gabim.

    “Pasojat” e gabimit tim në fjalë nuk ishin në përmasa siç i nderuari D.Dauti i ka prezantuar në kolumnën e tij të sipërpërmendur. Pas analizës plotësuese të deklaratës të presidentit S.Berisha dhe përkthimit tim, pas disa ditëve edhe unë erdha në përfundim se gabim i vogël kishte ndodhur, mirpo, konkludimi i tij se përkthimi jo i përpiktë i një fjale të presidentit Berisha e paska ndryshuarë karakterin e ngjarjeve të Bit Pazarit, mendoj se është jo i drejtë. Kjo, mes tjerash, për vet faktin se të dy palët (maqedonase dhe ajo shqiptare) dispononin me inçezime të deklaratave të presidentëve K.Gligorov dhe S.Berisha, dhe shumë lehtë mund të zbuloheshin gabimet eventuale gjatë përkëthimit. Me fjalë të tjera, ngjajshëm siç ndodh gjatë verifikimit plotësues të vendimeve të referëve kryesor në ndeshjet futbollistike, edhe në rastet kur ndonjë përkthyesi i përvidhet ndonjë gabim ai shumë lehtë mund të ybulohet/ konstatohet dhe sqarohet.

    Në mbështetje të konkludimit tim të mësipërm, në vazhdim po ju transmetoj pjesë nga raporti i gazetarit të gazetës “Нова Македонија”, D.Çulev (Д.Чулев), në lidhje me deklaratat e presidentëve K.Gligorov dhe S.Berishaa, rreth ngjarjeve të Bit Pazarit:

    S.Berisha: “Berisha, gjithashtu shprehu keqardhje për ndodhitë në Bit Pazar dhe për viktimat e rëna, me shpresë për zbulimin e fajtorëve të vërtetë të kësaj ndodhie…” (Д.Чулев, “Македонско-албанска средба на врвот во Охрид – Регионот – зона на мирот“, “Нова Македонија“, 14 декември 1992, f.1);

    K.Gligorov: “Rreth rastit të Bit Pazarit, Gligorovi tha se (në bisedimet e sotme-vërejtje e S.K.) u shpreh dëshira e përbashkët për mos përsëritjen e ndodhive të tilla, dhe për shmangjen në të ardhmen të praktikës për zgjidhjen në rrugë të ndonjë çështje. Ngjarjet e tilla sipas presidentit Gligorov, janë vepër e atyre që nuk ja duan të mirën Maqedonisë” (po ashtu, Д.Чулев, “Македонско-албанска средба на врвот во Охрид – Регионот – зона на мирот“, “Нова Македонија“, 14 декември 1992, f.1).

    Pra, nga më sipër, në mënyrë të qartë, mund të vërehet se gabimi i vogël që mua mu përvodh gjatë përkëthimit të një fjale nga një fjali e presifdentit S.Berisha, aspak nuk kishte ndikuar në ndryshimin e vlerësimeve rreth ngjarjes në fjalë, në rastin konkret të vlerësimeve të gazetarit maqedonas D.Çulev.

    Dhe fare në fund të këtij sqarimi, qoftë edhe pas 29 viteve, kërkoj ndjesë për gabimin e bërë, kurse të nderuarin D.Dauti e këshilloj të jetë më i kujdesshëm gjatë evokimit të kujtimeve të tij nga e kaluara./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Lufta me pandeminë | Ja pesë vendet që nuk kanë filluar akoma vaksinimin

    Lajmi i rradhës

    Azeski: Biznesi arriti të mbijetojë, tani i duhet input i fuqishëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë