Azir Aliu flet për përçarjet në BDI, shkak ishte Grubi

    Ministri i ASh-së, Azir Aliu në emisionin 10 minuta në TV21 ka deklaruar se ndryshimet kadrovike që po ndodhin dhe kërkesa për shkarkimin e tij dhe të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, bëhen nga Artan Grubi.

    Aliu madje bëri një përshkrim të profilit politik të Grubit duke thënë se ai ka një profil hybrid mes narcizmit dhe makiavelizmit.

    “Ka disa tipare te ky profil politik, të cilin unë e kam definuar në formë hibride. Dëshiron të ketë shumë vëmendje, ka një dëshirë të jashtëzakonshme të jetë i fuqishëm, të reflektojë fuqi. Nga ana tjetër është një person që empatinë ndaj të tjerëve e ka në minimum. Është një profil manipulues i cili bën gjithçka për të arritur qëllimet e veta”, tha Aliu duke shtuar se ai është edhe “përçarës dhe manipulator”.

    Aliu shkon më tej, thotë se për shkak të këtij profili kompleks të Grubit ndodhën edhe “përçarjet në BDI”, duke shtuar se edhe çështja e kryeministrit teknik ishte “për të bërë foto dhe video Artan Grubi”.

    “Pastaj mos flasim për liderin e tyre – Ali Ahmetin. Nga një politik shumë me përvojë, ai e bëri në një këngëtar folklorik duke bërë video dhe duke i shpërndarë në rrjete sociale…. Tani së fundmi, më vjen keq se unë e njoh edhe personalisht Talat Xhaferin. Për fat të keq është duke e ç’bërë edhe profilin e kryeministrit teknik edhe zotëri Xhaferit duke ia marrë hisen e menaxhimit”, tha më tej Aliu.

    Lajmi Paraprak

    Humanizoni komunikimin politik

    Lajmi i rradhës

    PE-ja kërkon hetime ndërkombëtare për parregullsitë e raportuara për zgjedhjet në Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë