Humanizoni komunikimin politik

    Elmedina Shafi Berzat
    Komunikologe

    Ngjarjet e fundit në pallatin mbretëror në Londër nxorën në pah ndryshimet në strategjinë e komunikimit publik. Gjatë mbretërimit të mbretëreshës Elizabet, ato ishin të mbyllur për publikun, por në ngjarjet e fundit ato vendosën që të ndjekin stilin amerikan të komunikimit politik publik – të qenurit të hapur me mbështetësin apo votuesin.

    Politikanët në vende më të zhvilluara dhe rrjedhimisht me ekonomi të zhvilluar, vlerësojnë transparencën si mjet për fitore.

    Ata raporotojnë tek audienca apo votuesi edhe për gjendjen shëndetësore të tyre, sfidat me shëndetin mendor, si menaxhojnë emocionet që vijnë me fuqinë qe ua sjell pozita, humbjen e anonimitetit, etj.

    Në një intervistë ish-zonja e parë e ShBA, Michel Obama flet se si e kanë përjetuar pjesën e humbjes së anonimitetit, si ecjet në Central Park nuk kanë shijuar njëjte dhe si ata më nuk kanë qenë vetëm prindërit e vajzave të tyre. Ajo flet mbi balancimin e roleve në jetën e tyre dhe ndikimin e kësaj në pëlqimin ndaj tyre.

    Në Maqedoninë e Veriut, edhe në fushatën e vitit 2024 akoma janë në trend fotografitë super të përpunuara, teksti i njëjte, i ripërsëritur në 20-30 anëtarë të partisë me ca elemente shtesë për ta personalizuar sadopak dhe me përmbajtje sa për të pasur përmbajtje, por që nuk ka autencitet. Ka vetëm lavde, një distancim nga votuesi për të qenë misterioz dhe të pakapshëm, për të shitur figurën e të fuqishmit dhe “lojtarit” strategjik dhe të mirë.

    Derisa bota tenton të humanizojë komunikimin politik në erën e intelegjencës artificiale, te ne shkohet në drejtim të kundërt, distancim nga njerëzorja.

    Individi nuk ka superfuqi, andaj dhe PR-i i partive politike do duhej të humanizohej gjithnjë e më shumë dhe mos të ketë target vetëm votuesin besnik, ngaqë gjeneratat që votojnë së pari apo së dyti herë, janë gjenerata që jane rritur me median dhe e njohin konsiderueshëm atë.

    Në hulumtimin për tezën e magjistraturës që e zhvillova gjatë vitit 2022, nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 75% përdornin kryesisht dhe shumë shpesh rrjetet sociale per t’u informuar mbi ngjarjet politike dhe globale. Por nga ana tjetër grupmoshat 15 deri ne 24 vjeç kishin besim më të ulët në to.

    Kjo flet se këto gjenerata janë shumë më të informuara dhe i njohin më mirë kanalet e komunikimit publik, si rrjedhojë mund të kuptojnë lehtë linjën ndërmjet PR-it dhe informimit.

    Autenticiteti, “e gjalla” (LIVE) dhe e kapshmja janë format e dëshiruara të komunikimit kur bota po përgatitet për epokën e intelegjencës artificiale. /Nistori/

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Deputetët e RMV miratuan Ligjin për lojërat e fatit –  kazinotë dhe bastoret 500 metra larg shkollave

    Lajmi i rradhës

    Azir Aliu flet për përçarjet në BDI, shkak ishte Grubi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë