Aziri: LSDM erdhi në qeveri me shpresë se do t’i zgjidhë rastet e montuara, por ndodhi që u shtua numri i rasteve me vendime diskredituese

    Elmi Aziri në “Emisioni 200”, theksoi se LSDM në qeveri erdhi duke premtuar se do të zgjidhen të gjitha rastet e montuara. Sipas Azirit jo që nuk u realizuan por edhe u shtua numri i rasteve diskreditues dhe diskutabile.

    “Lidhja Social Demokrate erdhi në pushtet duke premtuar se do t’i zgjidhë rastet e montuara politike, duke përmend rastin Mostra, rastin Alfa dhe të gjitha me radhë, dhe çka ndodhi, jo që nuk u zgjodhën ato raste por u shtua numri I rasteve me vendime diskredituese dhe diskutabile të gjyqësorit. Cili është roli I qeverisë, çfarë masa mori qeveria që ta lirojë gjyqësorin prej intervenimit të mundshëm politik, partiak e të tjera”, tha Aziri.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria obligon institucionet që t’i pranojnë vërtetimet elektronike gjyqësore

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut shënon rekord botëror sa i përket importit të kanabisit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë