Aziri: nuk guxojmë ta mbajmë peng Maqedoninë e Veriut

    Nënkryetari i ASh-së, Elmi Aziri në TV21 ka deklaruar se duhet të ruhet parimi “fituesi me fituesin”. Ai shtoi se parim për këtë formulë të qeverisjes, duhet të jenë zgjedhjet e lira dhe demokratike, përcjell Nistori.

    “Unë mendoj se duhet të ruhet parimi “fituesi me fituesin”, por vlerësoj se parakusht për këtë duhet të jenë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, tha Aziri.

    Aziri: Nuk guxojmë ta mbajmë peng vendin, krijon mundësi për interferime të shteteve që s’ia duan të mirën Maqedonisë dhe rajonit

    Aziri tregon se kjo parti nuk do të koalicionojë me një parti e cila në program ka projekte anti-strategjike.

    Më tej ai tha se nuk guxojmë të mbajmë peng vendin, pasi sipas tij kjo do të krijonte hapësirë për interferim të shteteve që s’ia duan të mirën Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

    “Në shtetet multietnike është e papranueshme ekskluziviteti monoetnik, për vendimet strategjike të shtetit. Nuk guxojmë ta mbajmë peng vendin, nuk guxojmë ta mbajmë peng zhvillimin sepse çdo zvarritje e këtij procesi po e shohim që po krijon terren të përshtatshëm për interferime nga jashtë të strukturave dhe shteteve që nuk ia duan të mirë vendit dhe as rajonit”, tha më tej Aziri.

    Aziri i reagon Osmanit: Me deklarata nuk mbahen frontet

    Aziri ka folur për deklaratën e Bujar Osmanit të BDI-së ku thotë se skena politike në vend ndahet në dy fronte – europiane dhe anti-europiane. Aziri tha se me deklarata nuk mbahen frontet, por duhet të bazohemi në veprimet e partive politike.

    “Me një deklaratë ose dy nuk mbahen frontet, por do të duhet t’i kemi për bazë veprimet të cilat i bëjnë subjektet politke dhe mbi bazën e tyre të bëjmë vlerësimin se kush çfarë orientimi ka. Ne jemi dëshmitarë të veprimeve anti-europiane të dy subjekteve opozitare maqedonase, siç është VMRO-DPMNE-ja dhe “Levica” (E majta)”, tha Aziri.

    Më tej shtoi se si parti “duhet të tregohemi vigjilent dhe në asnjë mënyrë të mos lejojmë të devijojë rruga europiane e vendit”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KUR PASTRUESI PAGUHET MË SHUMË SE MJEKU NË RMV!

    Lajmi i rradhës

    Arbër Zaimi i VV: përgëzoj opozitën shqiptare në RMV për bashkimin e forcave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë