Aziri: Qeveria e Kovaçevskit i ngjan romanit “Krim dhe ndëshkim”, i stërmbushur me raskolnikovë

    Kronologjinë se si erdhëm deri te Qeveria e re, deputeti opozitar Elmi Aziri ka zgjedhur ta bëjë nëpërmjet romanit të Dostojevskit “Krim dhe ndëshkim”.

    Siç tha Aziri, nëpërmjet këtij romani do të tentojë të nxjerr në pah mungesën e kredibilitetit, devijimet e kësaj shoqërie, mungesën e dinjitetit dhe mungesën e respektimit të fjalës së dhënë.

    Thotë se nëpërmjet figurës kryesore Raskolnikovit, i cili sipas tij përfaqëson ministrat e Qeverisë Kovaçevski, tentohet me çdo kusht “të ruhen karriget ministrore, dhe jo të arrihet ndonjë rezultat”.

    “Besimi i Qeverisë është kategori morale. Tendenca e Qeverisë për shumicë të re është ajo që të mos bisedohet për kategori morale. Por, edhe pse besimi i qytetarëve ndaj Qeverisë është minimale, sigurisht se duhet të trajtohet besimi. Kur i përmenda këto figura, mendoj se figura që më së shumti reflektohet në situatën aktuale është figura që doli nga romani i Dostojevskit “Krimi dhe ndëshkimi”. E dimë se çfarë është bërë për këtë – fajdexhiu është vrarë që të mos e obligojë nënën e tij. Por në vetvete, Raskolnikovi kishte tendencë kryesore që nëpërmjet veprës që doli nga anonimiteti, të mos bëhet pjesë e asaj që është e panjohur – sepse nuk mund të duronte atë”, tha Aziri.

    Citoi edhe thënie filozofike të Uilliam Baret, me anë të së cilit dërgoi mesazh se qe e keqja më e madhe e njerëzve joracional, është kur e keqja bëhet normale.

    “Në momentin kur normalizohet e keqja, ne mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Aziri, duke shtuar se ministrat janë bërë ministra duke bërë si normale të keqen.

    “Kjo ditë e sotme ka ardhur si rezultat i Raskolnikovëve që për fat të keq i kemi në politikë dhe kjo kategori e njerëzve janë shumë të rëndësishme në regjime autokrate dhe hibride. Për këtë themi se është shumë e rëndësishme se si kemi ardhur deri te kjo ditë dhe është forma më e keqe”, tha Aziri më tej duke e vlerësuar tërë procesin e shkuarjes deri te Qeveria e re.

    Me këtë ai synon të tregojë se as Qeveria e re nuk do të tregojë asnjë rezultat.

    Lajmi Paraprak

    “Royal Travel DOOEL”, transportonte udhëtarë pa licencë dhe ishte e lidhur me “Besa Trans”

    Lajmi i rradhës

    Banka zvicerane padit princin saudit – nuk ka paguar interesin e kreditit prej miliona dollarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë