Azizi – Ahmetit: Do të largoheni nga skena politike të humbur dhe të turpëruar

    Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, ka reaguar përmes statusit të “Facebook” pas lajmit se po formohet shumica e re parlamentare.

    Azizi beson se zyrtarët dhe lideri i BDI-së nuk e kanë marrë parasysh sugjerimin miqësor të Kasamit për t’u larguar nga skena politike si fitues, e jo tani si humbës.

    “Sugjerimi miqësor i Kryetarit Bilall Kasami për të dalë në pension si fitues u kthye në një sulm të pamatur ndaj Lëvizjes Besa. Siç ju thamë ta dorëzoni miqësisht “Kalanë” (Tetovën) se do të keni turp, nuk na dëgjuat, tani e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ju. Do të largoheni nga skena politike të humbur dhe të turpëruar! “Game Over”, ka shkruar Azizi.

    Lajmi Paraprak

    PSG dhe Bayerni në garë për Brozovicin

    Lajmi i rradhës

    “Fitch Ratings” konfirmoi rejtingun kreditor të RMV-së me “BB+” me perspektivë negative

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë