PSG dhe Bayerni në garë për Brozovicin

    Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë duke insistuar në transferimin e Marcelo Brozovicit nga Interi.

    Nerazzurët nuk janë në gjendje edhe aq të mirë financiare, andaj mund ta shesin kroatin për një shumë të majme.

    Sipas asaj që raporton Calciomercato, PSG dhe Bayern Munichu kanë filluar kontaktet me përfaqësuesit e mesfushorit.

    Lojtari është i gatshëm që të kalojë tek njëra nga skuadrat, derisa Interi mund të përfitojë rreth 80 milionë euro nga kartoni i tij.

    Në garë për Brozovicin është edhe Atletico Madridi që po insiston në transferimin e tij.

    Lajmi Paraprak

    Qyteti Kiev apo qyteti LEGO

    Lajmi i rradhës

    Azizi – Ahmetit: Do të largoheni nga skena politike të humbur dhe të turpëruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë