Babai dyshohet për vrasjen e foshnjës tremuajshe

    Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka dorëzuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 44-vjeçarit, i cili gjatë kryerjes së dhunës familjare e ka privuar nga jeta fëmijën e tij, me çka ka kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2 dhe pika 2 nga Kodi Penal, përcjell Nistori.

    “Natën mes 25 dhe 26 shtatorit, derisa i dyshuari ka qenë në shtëpi me katër fëmijë të mitur, në mesin e të cilëve edhe djali tremujor, ka filluar ta godasë fëmijën me duar dhe këmbë në kokë dhe trup. Në atë mënyrë i ka shkaktuar më shumë lëndime të cilat kanë shkaktuar gjakderdhje në kokë, si rezultat i të cilës foshnja tremuajshe ka ndërruar jetë”, informojnë nga Prokuroria.

    Për kaq sa ekzistojnë rrethana që i dyshuari të arratiset që t’i shmanget ndjekjes penale, mundësitë të ndikojë ndaj dëshmitarëve, por madje edhe ta përsëris veprën penale, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Agresioni rus ndaj Ukrainës solli krizë energjetike dhe e prishi stabilitetin europian

    Lajmi i rradhës

    Profesorët në UKM paralajmërojnë grevë, duan paga më të larta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë