Pendarovski: Agresioni rus ndaj Ukrainës solli krizë energjetike dhe e prishi stabilitetin europian

    Çështjet e sigurisë gjithmonë kanë qenë temë e rëndësishme, ndërsa e pashmangshme, çështje më aktuale e sigurisë në ditën e sotme është agresioni rus ndaj Ukrainës i cili në mënyrë tektonike e ka prishur stabilitetin e kontinentit evropian kur menduam se pas rëzimit të Murit të Berlinit kemi hyrë në periudhën e paqes dhe stabilitetit, përcjell Nistori.

    “Që nga viti 2014 pas aneksimit të Krimesë ishte e qartë se para arkitekturës evropiane të sigurisë ka sifda të rëndësishme, por, realisht askush nuk priste agresion të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj një vendi të pavarur dhe sovran siç nuk është parë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ne e dënuam agresionin rus ndaj Ukrainës dhe i dhamë mbështetje të plotë popullit ukrainas në mbrojtje të pavarësisë së saj e cila përfshinte jo vetëm mbështetje politike, por edhe ndihmë konkrete teknike dhe pajisje ushtarake. Krahasuar me kapacitetet e tona dhe madhësinë, përkasim në grupin e vendeve të cilat më së shumti e ndihmuan Ukrainën në mbrojtjen e tyre të drejtë nga agresioni. Këtë e bëmë jo vetëm sepse jemi anëtare e NATO-s, por sepse besojmë në parimet e të drejtës ndërkombëtare e cila nuk lejon agresion ushtarak të një vendi ndaj një vendi tjetër”, tha Pendarovski.

    Sfidë më e madhe, sipas presidentit është dhe sapo do të jetë, kriza energjetike, pastaj sfidat e sigurisë nga palë të treta ose të ashtuquajtur aktorë malinj të cilët dëshirojnë destabilizim të Ballkanit, por edhe rritja e inflacionit, dezinformatat dhe retorikat populiste të cilët përforcohen duke e përdorur ngecjen e dukshme në euro-integrimet e Ballkanit Perëndimor.

    Ai theksoi se pas agresionit ndaj Ukrainës shumica e kanë të qartë se sa është e rëndësishme perspektiva euro-atlantike dhe nënvizoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme ai kohezion i përforcuar dhe interesi i Bashkimit Evropian për rajonin që të vazhdojë edhe pas përfundimit sa më të shpejtë të agresionit rus ndaj Ukrainës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SPB Tetovë: Shpeshherë zjarret shkaktohen nga oxhaqet e dëmtuara apo të papastruara

    Lajmi i rradhës

    Babai dyshohet për vrasjen e foshnjës tremuajshe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë