Babai i të ndjerës Frosina nga Negotino, Todor Kulakov, sonte para Kuvendit të Maqedonisë deklaroi se gjykatësit, prokurorët, vlerësuesit dhe përmbaruesit kanë formuar një shoqëri ofertuese si shtëpitë e ankandeve: “Fiton kush jep më shumë ryshfet”, përcjell Nistori.
Kulakov tha në një deklaratë për media se vetëm opinioni publik mund të sjellë drejtësi për vdekjen e vajzës së tij.
Mijëra persona kanë protestuar pasditen e sotme në Shkup, duke kërkuar drejtësi për të ndjerën Frosina Kulakova nga Negotino, e cila u shkel nga Vasil Jovanov në rrugën e Partizanit pak ditë më parë.
Demonstruesit marshuan drejt Kuvendit. Aty i bënë homazhe vajzës së ndjerë në heshtje.
Protestuesit thërrisnin “vrasës”. Babai i vajzës tha se duhet të mbajnë përgjegjësi edhe prindërit që krijojnë monstra. Protestuesit thanë se kushdo mund të jetë i radhës. /Nistori/