Babovski: Qytetarët të jenë të qetë, ushqimi që hamë është i sigurt

    Qytetarët mund të jenë të qetë. Ushqimi që hamë është i sigurt. Kontrollet janë të vazhdueshme dhe të përforcuara, mbikëqyrja intensifikohet dhe numri i inspektimeve rritet, siguron drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Nikollçe Babovski.

    Në bisedën me MIA-n pas publikimit të Raportit nga Komisioni Evropian, Babovski nënvizon se ka dërgesa të pasigurta, por asnjëra prej tyre nuk del në treg. Reagojmë menjëherë dhe veprojmë jashtëzakonisht profesionalisht. Produkti në bashkëpunim me operatorët ekonomik tërhiqet nga tregjet, por vetëm linja që lajmërohet si e pasigurt dhe nuk duhet të ketë asesi konfuzion apo dilemë.

    Babovski gjithashtu i referohet vërejtjeve konkrete në Raportin e progresit, riorganizimit në funksionimin e AUV-së, por edhe projektit për hapjen e një institucioni ku trajtohen kafshët e ngordhura e cila duhet të zgjidhë përfundimisht çështjen e largimit të padëmshëm të kafshëve të ngordhura.

    Babovski paralajmëron se në një ose 1,5 vjet në AUV duhet të ketë një sistem softuerik krejtësisht të ri që me një klikim do të mundësojë marrjen e të gjitha të dhënave në çdo kohë.

    “Ne bëjmë të pamundurën që të kemi ushqim të sigurt në vend, pavarësisht nëse blihet në markete, në ambientet e hotelierisë apo në ambientet e ushqimit të shpejtë. Qytetarët duhet të dinë se një markë tregtare lihet ndonjëherë në shitje edhe pse një pjesë e cakuar e prodhimit të saj është lajmëruar si e pasigurt. Kjo nuk do të thotë që i gjithë prodhimi nga ajo markë është i pasigurt dhe i dëmshëm. Prandaj përmes njoftimeve themi saktësisht se cila pjesë, nga cili proces i prodhimit të asaj marke tregtare është tërhequr”, sqaron Babovski.

    Ai tregon megjithatë se edhe konsumatorët duhet të kenë kujdes se çfarë blejnë, të lexojnë me kujdes deklarimet.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Shqyrtojmë mundësitë sesi ta punësojmë rininë dhe të mos ikë jashtë vendit

    Lajmi i rradhës

    Gjermania hoqi Kosovën nga vendet e rrezikuara për Covid-19 | Maqedonia dhe Shqipëria ende në listë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë