BAJRAM PËR TË GJITHË! Dibra tradicionalisht vazhdon me ndihmat humanitare

    Dibranët tradicionalisht janë të njohur për humanizmin e tyre, por ai humanizëm ka një rritje të dukshme për festat kombëtare dhe fetare. Ashtu është edhe gjatë këtij Bajrami. Myftinia e Dibrës ka informuar se në prag të Kurban Bajramit kanë vërshuar ndihmat humanitare si nga dibranët që jetojnë në vendlindje ashtu edhe nga dibranët të cilët jetojnë në mërgim. Në Myftininë potencojnë se ndihmat që jepen në të holla, por edhe me mishin e kurbanit, kanë kap përmasa të mëdha. Për këtë shkak ka patur një angazhim të madh Myftinia por edhe disa shoqata humanitare që veprojnë në Dibër.

    Si asnjëherë deri tani në Myftininë e Dibrës ditëve të fundit ka patur një frekuentim të madh të popullatës e cila në emër të kurbaneve ka paguar mjete në Myftini të cilët pastaj shkojnë për nevojat e BFI-së, arsimimin të besimtarëve në shkollat e mesme dhe fakultetin Islam si dhe për të ndihmuar skamnorët. Në Myftininë e Dibrës poashtu informojnë se Kurban Bajrami faktikisht ka stimuluar solidaritetin të popullatës. Në Myftini ka një plan të veçantë në përputhje me aktivitetin e BFI-së për ndarjen e kurbaneve, grumbullimin të lëkurave si dhe për ndarjen të ndihmave për familjet me probleme sociale. Në këtë drejtim një vend të veçantë kanë edhe mërgimtarët dibran që jetojnë në SHBA dhe shtetet të Evropës.

    Përveç përkrahjes materiale në deviza që ata kanë dërguar në shumë adresa të dibranëve qofshin ata që kanë nevojë ose që janë gjaku i tyre, por edhe ndihma humanitare që dërgohen në mënyrë të organizuar nëpërmjet grupeve apo shoqatave që veprojnë në Dibër. Një aktivitet të veçantë në prag të kësaj feste islame ka patur shoqata “Drita”. Kjo shoqatë e cila vepron në Dibër ka patur për kurban 10 lopë dhe mishin i lopës shpërndahet tek familjet skamnore.

    Për këtë bajram “Qendra e komunitetit dibran” nga Amerika ka siguruar 15 lopë, që do të theren për kurban. Jemi të mendimit se kjo sasi e mishit do të mbuloj familjet nevojtar në qytetin e Dibrës. Ne kemi të gjithë pajisjet që mishi të jetë i freskët dhe ndarja e mishit si kurban të jetë në derën e familjeve sociale, thotë për Koha Axhibajram Çanka. Kjo qendër përmjet familjes Çanka në kontinuitet ka dhënë ndihma humanitare për skamnorët në Dibër dhe rrethinë. Gjithashtu mërgimtari humanist Arti Seferi u ka siguruar ushqim shumë familjeve skamnore në prag të Festës së Kurban Bajramit, që edhe tryezat e tyre të jenë të mbushura për këtë festë të madhe.

    Në përputhje me programin të aktiviteteve për Kurban Bajramin, që e ka hartuar Myftinia e Dibrës përveç aktiviteteve të shumta që bëhen në Myftininë e Dibrës e cila mbulon komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, një delegacioni i Myftinisë i udhëhequr nga Myftiu Reshat Kaçallniku për festën e Kurban Bajramit qëndron mes diasporës dibrane në SHBA. Ai do të jetë prezent në dy xhamitë kryesore të dibranëve dhe atë në State Island në Nju Jork dhe në Qendrën të komunitetit dibranë në Nju Xhersi. 

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës me njoftim se ku do të grumbullohen lëkurat dhe mbetjet tjera të kurbanave

    Lajmi i rradhës

    Çdo i pesti fillorist në RMV jeton në varfëri!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë