“Balanceri”, nuk përmban bazë të besueshme për përkatësinë etnike të kandidatëve

    Komisioni për anti-korrupsion vlerëson se Balanceri për punësime në sektorin publik është jofunksional. Anëtarët e anti-korrupsionit thonë se kanë konstatuar dobësi tek përdorimi i balancerit i cili gjatë punësimit të nëpunësve në administratë, nuk mund të verifikojë besueshmërinë e të dhënave dhe as nuk përmban bazë të vetme nga e cila do të merren informatat për përkatësinë etnike të kandidatëve.

    Anëtari Nuri Bajrami tha se tentime për manipulim të balancerit janë bërë edhe në konkurset për punësim të Anti-korrupsionit ku dy kandidatë kanë deklaruar përkatësi etnike të ndryshme për të fituar vendin e punës. Ndaj këtyre dy kandidatëve anti-korrupsioni do të ngre padi penale. Nga anti korrupsioni propozojnë që në Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe në Ligjin për nëpunës shtetëror ose duhet të parashikohet vegël efikase për balancerin ose balanceri të hiqet tërësisht. 

    Lajmi Paraprak

    A mbrohet konsumatori në Maqedoninë e Veriut dhe a respektohet ligji?

    Lajmi i rradhës

    Michel: S’ka datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për hapjen e negociatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë